Lajme

Moti gjatë dy ditëve të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim

Burimi

Back to top button