Lajme

Moti për ditët në vazhdim, paralajmërohet rikthimi i këtyre temperaturave

Mësoni se ҫfarë moti do të mbretërojë në ditët në vazhdim.

Ditëve në vijim intervale më të gjata me diell dhe vranësira të ndryshueshme.

Temperaturat në rritje. Nga dita e diel mundësi për reshje lokale shiu.

Në ditët e ardhshme mbi vend do të shtrihen fusha të presionit të lartë që do të kushtëzojnë mot më stabil, me intervale më të gjata me diell dhe vranësira të ndryshueshme, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga perëndimi do të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore që do të rrisin temperaturat edhe mbi 20C.

Sipas PW, nga e diela fusha të presionit të ulët nga verilindja e kontinentit do të depërtojnë në lindje të rajonit.

“Nën këto kushte priten mundësi për reshje lokale shiu, temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë, por nga dita e hënë sërish do të shënojnë rritje”, thekson PW.

Parashikimi për periudhën 23-27 prill:

23.04 – Pjesërisht vranët. Në mbrëmje me kthjellime.

24.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Gjatë ditës pak vranësira lokale.

25.04-26.04 – Të shtunën ngrohtë, pjesërisht vranët. Ditën e diel vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende priten reshje lokale shiu.

27.04 – Ngrohtë, pjesërisht vranët. Ditën zhvillime të vranësirave lokale, me mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat në rritje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet nga 2C deri në 6C, e maksimalet nga 16C deri në 21C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-8m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button