Lajme

Moti për nesër dhe pasnesër

28.05.2020 – Mot i paqëndrueshëm, me rrebeshe shiu mbetet edhe ditëve në vazhdim, megjthëse rrymimi i masave të ngrohta ajrore nga Mesdheu, ditën e shtunë pritet të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave.

Mirëpo nga dita e diel, një vorbull ciklonike nga Europa verilindore do të depërtojë mbi rajon, duke vazhduar së favorizuari mot të paqëndrueshëm, të freskët dhe kohëpaskohe me rrebeshe shiu.

Edhe sipas parashikimeve të sotme mot më i ngrohtë, me më pak gjasa për të reshura priten tek në pjesën e dytë të javës së ardhshme.

29.05.2020 – Mbetet freskët, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me rrebeshe shiu me mundësi edhe për bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 6C deri 18C, e në vise malore 4C deri 11C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s, e në Dukagjin drejtimesh të ndryshme. Indeksi UV: 5.
30.05.2020 – Në mëngjes intervale me diell, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën vransira dhe intervale me diell, kohëpaskohe priten rrebeshe shiu me mundësi edhe për bubullimë. Temperaturat maksimale në rritje të lehtë. Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 20C, e vise malore 3C deri 11C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare, në rrafshin e Kosovës drejtimesh të ndryshme 2-5m/s, e në Dukagjin kryesisht nga jugperëndimi 3-7m/s. Indeksi UV: 5.

Burimi

Back to top button