Lajme

Moti sot dhe ditëve në vazhdim!

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat pasdite mund të sjellin rrebeshe shiu të shoqëruara edhe me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet e shiut do të jenë të karakterit lokal dhe më intensive priten në gjysmën veriore të vendit.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi  sot do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Pasdite vonë në disa rajone kodrinore-malore mund të ketë ndonjë rigë apo rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot jo stabil do të mbajë edhe nesër në tërë rajonin ku përpos intervaleve kohore me diell, pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë të koncentruara kryesisht në viset kodrinore-malore.

Nga e marta edhe më nxehtë, Priten intervale të gjata kohore me diell, vranësira të herëpashershme dhe mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar dhe afatshkurtër shiu.

 

 

Burimi

Back to top button