Lajme

Muhaxheri: Nëse rrëzohet kjo Qeveri, atëherë do të vijë Qeveria Hoti 2

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri është shprehur shumë optimist për Qeverinë Hoti dhe partinë që përfaqëson, shkruan Gazeta Metro.

Muhaxher thotë se qeveria e Avdullah Hotit mund të jetë jetëshkurtër, por sipas tij ai do të dëshmojë sukses gjatë kësaj kohe dhe shumë shpejt mund të kemi Qeverinë Hoti 2.

“Prandaj unë mendoj se do të ketë Qeveri Hoti 2. Edhe pse ndoshta do të ketë mandat të shkurtër por vendimet që do të merr do t’ia japin shansin të ketë Qeveri Hoti 2”, tha Muhaxheri.

Duke folur për debatet mes Presidentit Thaçi dhe Kryeparlamentares Osmani, Muhaxheri ka thënë se diskursi politikë në Kosovë po shndërrohet në debat personal.

“Kundërshtarët politikë duhet të shihen vetëm si kundërshtarë politikë e jo si armiq. Nuk duhet ta sjellim politikën e Shqipërisë në Kosovë”.

“Partitë politike duhet të bëjnë garë me programe politike dhe ato programe të mundohen t’i sjellin ne vend. Qeveritë që zgjasin tre apo gjashtë muaj nuk mund të sjellin progres në vend”, tha Muhaxheri në RTV Dukagjini.//gazetaprishtina.info

Burimi

Back to top button