Lajme

“Mungon kultura e leximit”, kosovari ia kthen Kurtit: Fol për veti, se njerëzit lexojnë

Ish-kryeministri, Albin Kurti ditë më parë në një postim kishte thënë se njerëzit në Kosovë nuk lexojnë mjaftueshëm, e pas kësaj kanë nisur shakatë në internet.

Një kosovar ka vendosur që ta bëjë një video, ku shihet duke lexuar një libër gjatë pushimeve të tij, shkruan Indeksonline.

“E more Albin Kurti, fol për veti, se gjinja lexojnë”, thotë ai.

Ndërsa pas përfundimit të videos, shihet teksa e përdorë librin për ta mbajtur ulësen në plazh.

“Prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm. Bibliotekat publike nëpër komuna dhe ato private nëpër familje janë të varfëra. Mungon kultura dhe shprehia e leximit”, kishte thënë Kurti në postimin e tij të bërë më 9 gusht.

Back to top button