Lajme

Mustafa: Guximi për të kundërshtuar referendumin duhet të shoqërohet me guxim për të përmbyllur dialogun

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e vlerëson plotësisht të drejtë vendimin e institucioneve të Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Në një prononcim për Indeksonline, Mustafa thotë se guximi për të kundërshtuar referendumin e Serbisë duhet të shoqërohet edhe me guximin për të përmbyllur dialogun me Serbinë.

“Vendimi për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të shtetit serb në Kosovë është plotësisht i drejtë. Sidomos kur kihet parasysh se Serbia akoma e mban Kosovën si pjesë të saj në preambulën e Kushtetutës serbe. Tjetër është fragjiliteti i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit me partnerët tanë, pa të cilët nuk mund të përmbyllet procesi i marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë. Për aq sa ne po vonohemi, Serbia po fiton terren në përkrahjen ndërkombëtare. Guximi për të kundërshtuar referendumin e Serbisë duhet të shoqërohet me guximin e institucioneve që e kanë votën më të madhe për të përmyllur dialogun”, ka thënë ish kreu i LDK-së për Indeksonline.

Më tutje, ai ka thënë se nëse kjo nuk ndodhë, atëherë Serbia do të krijojë probleme të vazhdueshme ashtu siç po paralajmëron.

Kujtojmë se sot në Serbi po mbahet referendumi për disa ndryshime kushtetuese në gjyqësor.

Serbët e Kosovës po udhëtojnë drejtë Serbisë për të marrë pjesë në këtë referendum.

Ndërsa në orët e hershme të mëngjesit një grup prej rreth 100 serbëve kanë kundërshtuar nëpërmjet një proteste në Veri, vendimin e Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e këtij referendumi në Kosovë.

Rrëfehet Gani Kolovica, njeriu që e kishte bërë për spital Arkanin në Prishtinë

Gani Kolovica apo i forti i Prishtinës në vitet 90-ta i cili në kohën e tij mbronte shkollat në kryeqytet nga grupet huIigane të asaj kohe ku ndër tjera ka rrëfyer edhe momentin kur krimineIi serb Arkan i kishte kërkuar “fer” Gani Kolovicës.

Ai ka treguar se dueli u realizua në lagjen Taubaqe të Prishtinës .

Gani Kolovica në emisionin ‘N’Kosovë show’ tregon si e bëri për spital dhe e gjunjëzoi krimineIin serb Arkan.

Edhe reperi i njohur që jeton në Amerikë, Unikkatil i thuri vargje në njërën prej këngëve të tij.

Rakiq paralajmëron reciprocitet nëse nuk lejohen votimet në Kosovë për zgjedhjet e Serbisë
Kryetari i Listës Serbe, njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, u shpreh në tubimin e sotëm në veri të Mitrovicës se serbët do të votojnë në zgjedhjet e shpallura nga Serbia më 3 prill dhe paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit me Prishtinën.

Rakiq, kur u pyet se për çfarë reciprociteti bëhet fjalë, pohoi se nuk mund të përgjigjet për këtë.

Ai tha se serbët nga Kosova nuk do të “lejojnë që Prishtina t’i trajtojë ata si qytetarë të dorës së dytë”, duke theksuar se e drejta e votës është një e drejtë themelore e njeriut e garantuar me të gjitha normat dhe rregulloret ndërkombëtare, përfshirë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Për këtë arsye ne tani po themi se zgjedhjet serbe më 3 prill do të mbahen në të gjitha sferat në Kosovë, tha Rakiq, duke shtuar se serbët nga Kosova janë të përkushtuar për një jetë të qetë dhe normale në liri.

“Ne paralajmërojmë Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar se vendimi për ndalimin e referendumit do të ketë pasoja të paparashikueshme”, tha Rakiq.

Serbët në Mitrovicë të Veriut ishin tubuar në orët e mëngjesit duke kundërshtuar mos lejimin e mbajtjes së referendumit për ndryshime kushtetuese në Serbi.

Ndërkaq sipas policisë për në orën 12:00 është paralajmëruar një protestë.

Kuvendi i Kosovës dje e ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit në vend. /Telegrafi/

Referendumi në Serbi, Melihate Tërmkolli thotë se kjo është fitore me Kurtin e Osmanin!

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas tërheqjes së Serbisë për mbajtjen e referendumit në Kosovë.

Ajo në një postim në Facebook u shpreh se kjo është një fitore e Kosovës me Kurtin dhe Osmanin.

“ Një fitore domethënëse për Kosovën, me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani. Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet”, deklaroi Tërmkolli, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Një fitore domethënëse për Kosovën, me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani. Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet. Kur ne veprojmë e tregojmë që jemi shtet, në raport me çdokënd!

“Dje u dëshmua se PDK është e vetmja parti opozitare në Kuvend, të tjerat po ia mbajn zhagin Kurtit”

Zyrtari i PDK-së Arton Muhaxheri ka reaguar për seancën e djeshme të thirrur në urgjencë.

Muhaxheri konsideron se nuk kishte nevojë për këtë seancë kur dihet që Kurti e kishte mandatin për të marrë vendim qe ta pengoj mbajtjen e referendumin edhe pa rezuluten e Kuvendit.

Postimi i plotë:

Dje në seancën e Kuvendit janë vërejtur dy gjëra;e para, Kurti ka frikë të marrë vendime pa e futur në lojë Kuvendin ndonëse kishte mandat për të marrë vendim dhe,e dyta, dje u dëshmua se PDK është e vetmja parti opozitare, ndërsa të tjerat po ia mbajnë zhagin Kurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button