Lajme

Mustafa për shamitë e kuqe të VV-së: Kujt do t’ia ngjesin në qafë, fëmijëve si në sistemet ditaktoriale?

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se informatat nga terreni tregojnë se partia që ai udhëheq ka marrë përkrahje nga qytetarët. Mustafa u shpreh se shpreson që kjo të vërtetohet edhe me 14 shkurt.

Tutje Mustafa ka folur edhe për shamitë e kuqe që Vetëvendosje i ka ngjitur në pemët dhe shtyllat elektrike në Prishtinë.

“Shamitë e kuqe mu kanë dukur të çuditshme. Këta drunj që ata po i ngjesin shamitë, i kemi mbjellë ne. Por ne nuk i kemi mbjellur ata drunj që dikush t’i vesh me shami të kuqe. Shamitë e kuqe janë simbol i një sistemi të kaluar. Me intereson cili është mesazhi i atyre i atyre shamive, sepse nuk e kam të qartë”, ka thënë Mustafa.

Ai tutje ka shtuar pyetje se çfarë do të ndodh me ato shami kur të hiqen pas 14 shkurtit.

“Dhe kur t’i heqin ato shami nga drunjtë, kujt do t’ia ngjesin në qafë, fëmijëve si në sistemet ditaktoriale?”, ka pyetur Mustafa.

Thotë se sondazhet e fundit të publikuara nga mediat janë të kurdisura.

“Kemi besim se do të dalim mirë, kemi informata që vijnë nga terreni çdo ditë, informata të kandidatëve, kandidatit tonë Hoti, që situata është shumë e mirë dhe po hasim në përkrahje të madhe”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, sivjet ka qenë një fushatë e pazakontë që është zhvilluar nga studiot televizive.

“Kemi një fushatë diktatoriale, pasi që nga studiot televizive po tentohet të imponohet rezultati zgjedhor. Sondazhet e kurdisura në studio televizive e kanë arritur pjesërisht efektin se dihet kush është fituese, dhe kjo ka ndikuar që VV-ja sot nuk del e t’ju tregoi qytetarëve programin e tyre, programin për zhvillim ekonomik, shëndetësinë… Asgjë nga këto nuk spejgohet për qytetarët. Vetëm e di se marshojnë, por askush nuk e dinë se cili do të jetë kursi i tyre”, ka thënë Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button