Lajme

Nagavci: Thaçi ia dërgonte Kurtit dy letra në ditë, pse po heshtin e po presin tash?

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arëbërie Nagavci, ka thënë se Kosova nuk ka fare President.

“Presidenti Thaçi nxitohej e ia dërgonte nga dy letra në ditë Kryeministrit në detyrë Kurti. Çka u bë tash që po heshtin e po presin?”, është shprehur ajo përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Në fakt, Kosova nuk ka President fare. Thaçi është aty për ta shkelur Kushtetutën kundër VETËVENDOSJE!-s dhe për t’i kontrolluar disa deputetë të PDK-së që i nevojiten LDK-së, përkatësisht Mustafës, Veliut e Hotit”.

Back to top button