Lajme

Nasim Haradinaj: Albin Kurti është për dhimbje, i ka humbur rruga në oborr

Nënkryetari i OVL e UÇK, Nasim Haradinaj e ka komentuar citimin e Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka humbur ‘rrugën në oborr’. Ai ka shtuar se Kurti ka probleme për kontrollim të stafit të tij edhe vetvetes.

“Këto çka po i ndodhin kryeministrit janë shenja që ai e ka humbur rrugën një oborr siç thotë populli, duket se ka probleme të brendshme nuk po mundet me i kontrollu as ministrat e tij e zëdhënësit por po shihet se nuk po mundet me e kontrollu as vetën”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shtuar se Kurti është për humbje teksa po sillet si perandor.

“Prandaj është për tu dhimbje, ai nuk po mund ta menaxhoj detyrën e tij, ose e ka prej vullnetit të madh por që po reflekton negativisht. Ai po sillet sikur të jetë perandor, sikur të jetë mbret dhe i gjithëdijshmi, po dëshiron të sillet si shpëtimtar i këtij vendi, mendoj se vendi se ka nevojë për njerëz që e qojnë edhe më mirë por jo për ata që sillen si shpëtimtar, diktator e Zot”, ka përfunduar ai.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje ka cituar Kushtetutën e Serbisë në kërkesën që i ka parashtruar Gjykatës Kushtetuese për interpretim të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për Avdullah Hotin, si mandatar për krijimin e qeverisë së re.

Back to top button