Lajme

Ndërron jetë si pasojë e Koronavirusit shqiptarja në Itali, në gjendje jo të mirë edhe bashkëshorti

Një Emigrante nga Durrësi e cila jetonte në Itali ka humbur jetën si pasojë e Koronavirusit. 69 vjeçarja Shpresa R, humbi jetën ne spitalin e qytetit të Lodit, në afërsi të Milanos ku dhe jetonte.

Sipas familjarëve të saj edhe bashkëshorti i saj ndodhet ne gjendje jo të mirë shëndetësore. Familja nga Durrësi kishte emigruar në Itali në vitin 2000.

Numri i viktimave deri më tani në Itali si pasojë e Koronavirusit është 19899 (akoma nuk është publikuar raporti i 24 orëve të fundit), nuk dihet se sa shqiptarë kanë ndërruar jetë pasi nuk ka një raport të mirëfilltë.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button