Lajme

Ndryshon moti nga e martja

Pas valës së parë të nxehtësisë afrikane këtë sezonë siç duket nga e marta pasdite do të na vije freskimi i motit.

Gjithashtu priten edhe zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të na sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Pasi që jemi në sezonën e nxehtë reshjet nuk do të jenë të barazpeshuara. Në disa lokacione mund të ketë rrebeshe të fuqishme, kurse në lokacione tjera vetëm ndonjë rigë.

Sidoqoftë, freskimi i motit po vije nga e marta në mbrëmje dhe kjo do të shoqërohet edhe me zhvillime të vranësirave vertikale dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të mërkurën na pret mot mjaft i freskët dhe me reshje shiu si dhe me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e premta përsëri pritet stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave dhe në këtë mënyrë vikendi i ardhshëm do të jetë me mot të këndshëm dhe me diell./Meteoballkan

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button