Lajme

Në 15-vjetorin e vdekjes, Ramush Haradinaj kujton të vëllain e vrarë: Ende vazhdojmë luftën për të gjetur drejtësinë (NGJARJA E PLOTË)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot vëllain e tij Enver Haradinajn, në përvjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj është shprehur se vëllai triumfoi në luftë dhe u nda nga jeta në liri.

‘Në luftë sfidove disa herë vdekjen në fushëbetejë, por ajo, padrejtësisht të rrëmbeu në agun e lirisë. Ne ende vazhdojmë luftën për t’ia dhënë lirisë dimensionin e drejtësisë. Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla’, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Enver Haradinaj u qëllua me armë në vitin 2005 në afërsi të fshatit Raushiq. Hetimet për vrasësin e tij u mbyllën shpejtë, pa u zbuluar autori i krimit.

Pesë vjet para se të vritej, Enver Haradinaj, kishte një akuzë të ngritur nga UNMIK që lidhet me armët, e cila ëshët ende në Gjykatën Themelore të Pejës.

Kjo ishte vdekja e tretë në këtë familjen Haradinaj, pasi dy vëllezër janë vrarë gjatë luftës (Shkëlzen dhe Luan Haradinaj), ndërkaq dy të tjerë në kohën kur u vra Enveri gjendeshin në qelitë e burgut, njëri i arrestuar me akuzë të Tribunalit të Hagës për krime lufte, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe tjetri, Daut Haradinaj atëkohë i dënuar me 5 vjet e gjysmë burg po ashtu për krime lufte. Që të dy ishin lejuar që të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button