Lajme

Në këtë natë ka zbritur në tokë libri madhështor KURANI

Në këtë natë, Zoti zbret mëshirë mbi robërit e Tij besimtarë, të cilët i nënshtrohen me sinqeritet vullnetit të Tij dhe kërkojnë mënyrat për t’iu afruar Atij.

Vlera më e madhe e kësaj nate është që në të zbriti libri më madhështor, Kurani, mbi Profetin më madhështor, Muhammedin s.a.v.s. Allahu thotë që Kurani është zbritur në muajin Ramazan[2] dhe në një natë të bekuar[3].

Kjo natë vjen çdo vit, për të na kujtuar që ta bëjmë Kuranin udhërrëfyesin tonë drejt Allahut. Kjo natë ka edhe vlera të tjera, që burojnë nga ana kuptimore dhe mbështeten nga Kurani e hadhithi.

Nata e Kadrit do të thotë nata e caktimit apo fuqisë. Kjo natë është më e mirë se 1000 muaj. Le të dihet që 1000 është shifra më e lartë numerike në gjuhën arabe.[4] Përpos kësaj, 1000 muaj janë të barabartë me 83 vjet e katër muaj, pra kjo natë është më e vlefshme se sa një jetë e tërë e njeriut. Në këtë natë të madhe, zbresin engjëjt në tokë, duke përndarë mëshirën dhe bekimet e Zotit.

Burimi

Back to top button