Lajme

Në këtë qytet të Kosovës, hajnat kryejnë një grabitje si në “La Casa De Papel”

Një vjedhje që duket e inspiruar nga seriali fenomen në botë “La Casa De Papel” ka ndodhur dje në një argjendari në Shtime.

Hajnat kanë arritur të shpojnë murin e objektit të argjendarisë nën kasafortën e lokalit, duke arritur të depertojnë brenda objektit për të vjedhur kasafortën me ari që ndodhej aty, pa u aktivizuar sistemet e alarmit të argjendarisë.

Sasia e arit të vjedhur brenda kasafortës llogaritet të jetë rreth 15 mijë Euro vlerë, shtoja këtu edhe 9 mijë Euro vlerë argjendi që gjithashtu është marrë nga grabitësit.

Në polici rasti është denoncuar të martën rreth orës 7 të mëngjesit, derisa grabitja sipas kamerave të sigurisë, dyshohet të jetë kryer rreth mes orës 03:20 deri 04:05 të mëngjesit, kur edhe u identifikua një veturë e tipit ‘Golf 4’, ngjyrë hiri, duke lëvizur në zonën ku ndodhet argjendaria ku u krye grabitja.

“Shtime 13.10.2020 – 07:15. Viktima mashkull i Kosoves ka raportuar se të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në lokal ku kanë vjedhur stoli ari dhe argjendi”, thuhet në raportin 24 të Policisë.

Merret vesh se bazuar në gjetjet e policisë në endin e ngjarjes, thyerja e murit të objektit ku ndodhej kasaforta me ari, është kryer me leva dhe mjete tjera të forta.

Kasaforta ndodhej në dyshemenë e objektit ku ndodhi vjedhja, ndaj edhe besohet se nuk është aktivizuar alarmi i cili nuk detekton lëvizjet nen 140 centimetra lartësi.

Ndryshe, kjo vjedhje ngjason me grabitjet e arit dhe parave në kasaforta, duke i thyer muret dhe hapur tunele, që kryhen në sezonet e fundit të serialit fenomen të Netflix ‘La Casa de Papel’. Vetëm se në trillerin spanjoll, grabitjet kryhen brenda në Bankën e Spanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button