Lajme

Në Kosovë ndodh shpesh: A lejohen selfiet e mjekëve në sallat e operacioneve?

Nga SHSKUK dhe nga Oda e Mjekëve komentojnë rastet e fundit të fotografimeve të mjekëve në sallë të operacioneve.

Punën e kryejnë me shumë profesionalizëm.

Mirëpo disa prej tyre shpesh herë, këtë punë e shfaqin në rrjete sociale.
Kështu veproi së fundi edhe neurokirurgu dhe deputeti Haxhi Avdyli me disa kolegë te tij, ku me pacientin e shtrirë duke marrë anestezionin para operimit shkrepën një selfie.

Selfie jo, por një fotografi po në sallë të operacionit shkrepën edhe stafi shëndetësor në Spitalin e Gjakovës.

Këto veprime po shihen si të papranueshme nga kreu i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

E të gjithë ata që nuk përfillin rregulloren që ekziston brenda SHSKUK-së mund të përfundojnë në komision disiplinor.

Pos shkeljes së rregullores, fotografimi me pacientë përbën edhe shkelje etike.
Sipas kryetarit të Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiut telefonat mobilë nuk kanë se çfarë kërkojnë brenda sallave të operacioneve, ndërsa tregon se edhe kur mund të publikohen fotografitë.

Në sallë të operacioneve sipas rregullave është e siguruar privatësia e pacientëve, prandaj këto hapësira brenda spitaleve nuk pajisen me kamera.

Sylë Tahirsyla vjen me një paralajmërim për dimrin që po na pret

Eksperti i Meteorologjisë, Sylë Tahirsyla në një intervistë ka folur sa i përket temperaturave të ulëta që do të mbizotërojnë gjatë këtyre muajve.

Ai tha se muaji janar dhe shkurt janë më të ftohtit me temperaturat do të shkojnë deri në -11 gradë celsius.

Krejt kjo sipas tij, mund të konsiderohet si dimër i përballueshëm si botën bimore po ashtu edhe për qytetarët.

“Muaji janar është muaji më i ftoftë në bazë të dhënave meteorologjike që nga viti 1922 është evidentuar që temperaturat janë më të ulëta. Është me reshje bore me erëra të fuqishme prandaj jemi në stinën e dimrit”.

“Edhe muaji janar dhe shkurt do të jetë në vlerat mesatare të lëkundjes së elementeve dhe dukurive meteorologjike në shkallë të vendit njëkohësisht edhe rajonit. Dimrit do të jetë i pranueshëm meqë edhe të ftohtit e ka efektin e vet si për botën bimore njëkohësisht edhe për njerëzimin”.

“Duhet të respektohen konditat klimatologjike të territorit të vendit tonë. Prandaj nuk ka nevojë për shqetësim që do të jetë shumë i ulët. Temperature më e ulët që do të shënohet do të jetë deri në -11 gradë celsius ndërsa maksimale deri në 3 gradë celsius dhe është normale në kushtet klimatike të vendit tonë”, tha Tahisylaj.

Pse bebet në jetimore nuk qajnë?

Pak kohë më parë një nënë nga Uganda tregoj në rrjetin social Facebook arsyen pse bebet në jetimore nuk qajnë.

Dayna Magër postoi një foto të saj dhe të vajzës, Luella.

Postim që u bë menjëherë viral.

Vajza ndodhej brenda shtratit të saj por arsyeja përse kjo u bë virale ishte për shkak të shkrimit.

“Dikur një misionar më pati treguar një histori në lidhje me bebet.

Në lidhje në fakt me bebet që lihen nga prindërit brenda jetimores.

Ai tregim që më cmendi totalisht trupin nga dhimbja.

Atëherë sapo kisha lindur Luellën, një bebe të vogël dhe sigurisht isha më e pa pergatitur se më parë.

Ai më tregoi se jetimoret e Ugandës janë ndryshe.

Atje bebet nuk qajnë.

Madje brenda tyre kishte rreth 100 shtrate me bebe.

Por cuditërisht ishte qetësi.

Mes tyre ndodhej një kujdestare.

Ai e kishte pyetur atë se përse bebet nuk qanin.

Si kishte mundësi që mes një dhome plot me të porsalindur të ishte qetësi.

Dhe më pas ai mori prej saj përgjigjen që nuk do ta harrontë sa të kishte jetën.

E madje as unë, atë kohë nënë e një bebe të porsalindur!

Ajo i shprehu atij se rreth 1 javë pasi bebet vijnë në jetimore qanin.

Me orë të tëra madje.

Më pas pushonin.

Pushonin atëherë kur e kuptonin se askush nuk do të vinte atje për ta…

Ata e kuptonin se nuk do të vinte askush për ta, as për 10, as për 4 minuta, e madje ndoshta kurrë!!

Kjo ishte e dhimbshme, për një nënë është e rend të dëgjojë këtë.

Sapo shkova në shtëpi e përqafova beben time.

Luellën time dhe i premtova se gjithmonë do të isha pranë saj sa herë të qante në 2 të natës.

Sa herë të qante ndërsa të kishte nevojë për mua!”

Postimi i Magers u bë menjëherë viral.

Mori gati 54000 like dhe 21000 shperndarje.

Dhe madje shumë revista e publikuan historinë e saj.

Historinë e atyre bebeve që kanë nevojë gjithmonë për ngrohtësi!

Nëna mos i leni fëmijët!

Mbrohuni!

Nëna mos i lini fëmijët të qajnë!

Shkoni direkt tek ata dhe i përqfoni!

Kujdestare!

Jepjuni dashuri atyre fëmijëve.

Mos i lini të ndihen vetëm.

Ju mund të bëheni sa do pak “nënë” për ta.

Qoftë edhe 5 minuta në ditë, për secilin!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button