fbpx
MuzikeTV/FilmYjet

Në valën e angazhimeve të shumta në muzikë dhe aktrim, Rita Ora kujton me një fotografi nudo periudhën e pushimeve

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, është shumë e angazhuar së fundmi me xhirimet e filmit të ri “Twist”.

Ajo luan një nga rolet kryesore të këtij filmi me rëndësi dhe pritshmëri të lartë, i cili vjen si një ripërpunim i romanit të famshëm “Oliver Twist”, të autorit shumë të njohur Charles Dickens.

Rita ndërkohë përveç përvetësimit të karrierës në aktrim, anash nuk e lë as muzikën, teksa vetëm pak ditë më parë ishte e pranishme në eventin e “Hits Radio”, ku u me një veshje tejet e veçantë, e mbuluar me maskë.

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Me gjithë këto angazhime, Rita duket se mezi po gjen kohë për pushime, ndaj si rrjedhojë e ndjen nostalgjinë e kohës së pushimeve.

Këtë e bëri të ditur edhe përmes një fotografie të publikuar së fundmi në InstaStory, ku shfaqej duke pozuar nudo pranë plazhit – fotografi kjo e realizuar në pushimet e një viti më parë.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Më kthe prapa në kohë”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e kësaj fotografie, ku pa komplekse ka shfaqur hiret e saj trupore.

Rita gjithashtu ka premtuar për fansat së shpejti do të sjellë për fansat edhe një projekt të ri muzikor, gjersa aktualisht kënga e saj e fundit mbetet “New Look”, që ajo e solli gjatë sezonit veror. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

The post Në valën e angazhimeve të shumta në muzikë dhe aktrim, Rita Ora kujton me një fotografi nudo periudhën e pushimeve appeared first on Telegrafi.

Source link


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close