Lajme

Në Xhaminë e Madhe të Mekës falen nën masa të rrepta të sigurisë, policët sigurohen që po respektohet distanca sociale

Pandemia e coronavirusit ka bërë që shumica e vendeve të botës të aplikojnë masat mbrojtëse siç është izolimi total, qëndrimi nëpër shtëpi dhe të kufizohet liria e lëvizjes së qytetarëve, me shpresën se vetëm kështu do të mund të kontribuohet në luftimin e përhapjes së mëtejme të COVID-19.

Si pasojë e këtyre masave mbrojtëse janë mbyllur kufijtë mes shteteve, janë ndalur fluturimet si dhe tubimet publike, duke u kërkuar nga të respektojnë distancën sociale prej së paku dy metrave, transmeton Telegrafi.

Kështu edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, autoritetet saudite kanë urdhëruar që qyteti i shenjtë i Mekës të qëndrojë i mbyllur, nga frika se mund të vie deri te përhapja e coronavirusit.

Në xhaminë e madhe që zakonisht edhe e mbipopulluar në këtë kohë të vitit, tani është pothuajse plotësisht e zbrazët për shkak të masave mbrojtëse që janë vënë nga 5 marsi.

Por edhe ata pak persona që kanë falur namazin, kanë respektuar plotësisht distancën sociale të kërkuar nga ekspertë shëndetësorë.

Pamjet e publikuara nga ajri tregojnë dhjetëra besimtarë myslimanë duke u falur në Mekë, që monitoroheshin nga afër nga forcat policore që janë për aty për t’u siguruar se po respektohet distanca e kërkuar. /Telegrafi/

 

 

 

Burimi

Back to top button