Lajme

Negociatat për Qeverinë, Behgjet Pacollit i është dhënë leja për të ardhur në Kosovë

Kreut të AKR’së, Behgjet Pacollit, i është dhënë leja që të vijë në Kosovë me fluturim privat.

Burime brenda Ministrisë së Infraktrukturës i kanë thënë Express se Pacollit i është lëshuar leja prej ministrisë që të hyjë në Kosovë dhe, sipas MI-së, Ministria e Shëndetësisë është e njoftuar për këtë leje.

Po, dhe sot kemi njoftuar Ministrinë e Shendetesisë. Kur të arrijë, është në kompetencë të MSH të vendos se cfarë ndodhë me një qytëtar të Kosovës”, ka thënë ky burim.

Pacolli javë më parë kishte lajmëruar se ka mbetur jashtë Kosovës bashkë me familje, kur vendi mbylli kufijtë për shkak të situatës së krijuar nga virusi Covid 19.

Megjithatë, ky burim thotë se fluturimi është shtyrë dhe nuk dihet akoma kur Pacolli do të arrijë në Kosovë.

Kreu i AKR’së është edhe deputet në Kuvend, ku është paralajmëruar shpejt votimi i Qeverisë së re.

AKR akoma nuk ka ndarë mendjen nëse do të jetë pjesë e Qeverisë, por LDK në Këshillin e partisë së saj ka votuar që koalicionin qeveritar të bëjë, ndër të tjera, edhe me partinë e Pacollit.

Siç mëson Express, përveç Pacollit, leje kanë marrë të gjitha fluturimet private, por kur të arrijnë në Kosovë, ministria e Shëndetësisë vendos se çka do të bëhet me ta.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button