Lajme

Nëna e Arban Abrashit për Vjosa Osmanin: Njëherë tradhtare, gjithmonë tradhtare

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, mbrëmë gjatë një interviste sulmoi krerët e partisë së saj, disa prej të cilëve edhe i “kërcënoi”.

Gjatë kohës së intervistës, ka reaguar edhe nëna e Arban Abrashit, doktoresha e QKUK-së Preveza Abrashi.

Ajo e ka quajtur Vjosa Osmanin tradhtare, duke nënkuptuar madje edhe “revoltën” që Osmani pati pasur kohë më parë brenda LDK-së.

Njëherë tradhtare, gjithmonë tradhtare”, ka shkruar nëna e deputetit të LDK-së.

Komentet nuk kanë qenë të pakta, e gjithashtu as përkrahja përmes “like”. Madje, ndër ta ka edhe deputetë të partive të tjera. Valdete Idrizi e PDK-së dhe Jahja Kokaj i VV-së e kanë pëlqyer postimin ku Osmani quhet tradhtare.

Sidoqoftë, Arban Abrashi ka qenë i ashpër gjatë kohës kur po votohej rrëzimi i Qeverisë, duke akuzuar VV-në se ka dashur ta dëmtojë LDK-në, e të kundërtën e bënte Vjosa Osmani, e cila votoi kundër mocionit.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button