Lajme

Nënë E Bijë Tronditën Me Historinë E Tyre EMOCIONUESE

Lotët e Adrianës dhe Blekisës, vajzës së saj tronditën zemrat e shqiptarëve.

Këkresat e tyte ishin minimale: kërkonin të mbytura nga lotët pak ushqim, pak rroba dhe një kulm mbi kokë pasi po u shembej e kishin frikë se nuk do gdhiheshin të gjalla. Nënë e bijë ju drejtuan me gjithë shpirt gjithë shiqiptarëve humanë ti ndihmonin me aq sa kishin mundësi për t’u siguruar një banesë.

Belksia ju drejtua personalisht Elvis Naçit duke ju lutur që të bënte diçka për to. Vetë Elvisi u përlot në studion e shqiptarëve pas transmetimit të historisë nga Shkupi duke thënë publikisht se kishte nisur misionin për t’iu ardhur në ndihmë Adrianës dhe Belksisë. Elvis Naçi ka udhëtuar drejt Shkupit për t’i takuar nga afër Adrianën dhe Belksisën e vogël.

“Unë e kuptoj se vështirësia ka qenë jo e vogël. Gjithë shqiptarët që e kanë parë në emision historinë tuaj, bashkë me lotët tuaja kanë derdhur edhe ata lotë. Jemi emocionuar shumë” tha Naçi.

“E pamë të domodoshme që ju të largoheshit nga kjo shtëpi me themele të dala nga vendi e që mund të shembej nga momenti në moment. Hapi i parë ishte që ju t’iu sistemonim për disa ditë në një shtëpi komode” Duke i’u drejtuar Belkisës, Elvisi i thotë “ ti je një vajzë shumë e ëmbël dhe e mirë. Nuk mund të qëndroje më të jetojë në këtë banesë, tek ajo dhomë pa asnjë kusht për të jetuar”

 

Back to top button