Lajme

Nënën ia gjetën të pajètë në oborr, Pirro Dhima flet: Nuk e lamë vetëm as unë as vëllai ajo nuk pranoi të vinte në Amerikë




Në një lidhje telefonike për Report Tv, kampioni i botës Piro Dhima, thotë se kontakti i fundit me nënën ka qenë me telefon, para 4 ditësh, ndoshta 1 ditë para se të ndërronte jetë, duke qenë se dyshohet që edhe pse u gjet dje e pajetë të ketë ndërruar jetë 3 ditë më parë, kur e kanë gjetur fqinjët.

Për Report Tv, Piro Dhima thotë se edhe ai edhe vëllai që jeton në Finlandë nuk e kanë braktisur nënës. Ai thotë se kanë pasur kontakte të vazhdueshme edhe pse janë larg.

“Ajo jetonte vetëm pasi nuk pranoi ku rrë të vinte me mua në Amerikë”, thotë për Report Tv Piro Dhima. Ai thotë më tej se nëna gëzonte shëndet të plotë dhe nuk dëshironte të braktiste shtëpinë ku kaloi një jetë të tërë.

“Jam i shqetësuar dhe i prekur për atë se çfarë është deklaruar nga fqinjët për këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen tonë”, shprehet Dhima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button