Lajme

Nervozohen tek partia e Kurtit – paralajmërojnë protesta, nëse Vlora Çitaku bëhet Presidente

Kthimin e Vlora Çitakut e kishte kërkuar edhe ish ministri Glauk Konjufca, kërkesa e tij s’ishte marr parasysh.

Deri pak ditë më parë, ishte ambasadore fuqiplotë në Uashington.

Vlora Çitaku, do të vazhdojë ta përfaqësojë Kosovën në kryeqendrën amerikane deri sa të emërohet një ambasadori i ri.

Kjo pasi që me kërkesë të saj, presidenti Hashim Thaçi, me anë të një dekreti ka urdhëruar kthimin në Kosovë.

Ndonëse, propozimi për kthimin e saj fillimisht e bëri, ish-ministri i punëve të jashtme, Glauk Kojnufca, një gjë e tillë nuk ishte marr parasysh nga presidenti Thaçi.

Ndërkohë, kthimin e saj pikërisht në këtë kohë, e kanë komentuar nga partia e Kojufcës.

Kthimi i Çitakut në Kosovë, nga shumë kush u komentua si mundësi që ajo të zgjidhet në postin e presidentes.

Një gjë të tillë nuk e mirëpresin fare në Lëvizjen Vetëvendosje.

Nga LVV kanë thënë që nuk do ta përkrahnin në asnjë mënyrë zgjedhjen e Çitakut në krye të presidencës, ndërsa nuk i përjashtojnë as protestat si formë demokratike për ta kundërshtuar nëse ndodh një gjë e tillë.

E nga organizata joqeveritare “Çohu”, organizatë kjo që është marrë me hulumtimin e politizimit të institucioneve, i kanë cilësuar këto lëvizje si kalkulime politike.

Sipas Boletinit, në krye të Presidencës do të duhej të ishte një figurë me përgatitje të lartë profesionale, në mënyrë që ta përmirësoj edhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button