Lajme

Nesër nisin mbrëmjet muzikore: Nëse na arrestojnë s’kemi çfarë të bëjmë nuk kemi rrugë tjetër

Këngëtari Besart Halimi është shprehur i shqetësuar pse këngëtarët ende nuk po mund të këndojnë në mbrëmje muzikore.

Ai në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini thotë se shteti është duke iu bërë padrejtësi këngëtarëve pasi, sipas tij, edhe ata burim kryesor të ardhurave i kanë mbrëmjet muzikore.

“Përderisa kafiteritë janë të mbushur plotë, pse të mos ketë edhe mbrëmje muzikore apo dasma”, është shprehur më tej këngëtari, duke paralajmëruar thyerje të “karantinës” nga ana e këngëtarëve.

“Ne do të fillojmë të punojmë pasi gjithçka po mbahet, edhe nëse na arrestojnë s’kemi çfarë bëjmë, nuk kemi rrugë tjetër”.

Halimi thotë se brenda një jave do të mblidhen disa këngëtarë dhe do të takohen me zyrtarë qeveritarë për të diskutuar këtë çështje.

Besarti thotë se periudhën e karantinës e ka kaluar në mënyrë shumë të vështirë për shkak të izolimit.

“Mund të them se kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë fare”, tha ndër të tjera Besart Halimi.

Burimi

Back to top button