Lajme

Nga këto komuna janë rastet e fundit me koronavirus në vend

Instituti kombëtar i shëndetit publik para pak çastesh shpalosi rastet e reja me koronavirus në Kosovë.Nga këto të dhëna rezultojnë 568 pacientë të rinj të infektuar me koronavirus, përcjell GazetaBlic.

Ashtu si zakonisht, komuna me më së shumti raste është Prishtina, me gjithsej 233 raste, derisa në pozitat 2 dhe 3 janë Peja e Gjakova, me 47, respektivisht 29 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 295 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.505.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 233 raste, Pejë 47 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 28 raste, Lipjan 26 raste, Podujevë 23 raste, Kamenicë 22 raste, Vushtrri 22 raste, Ferizaj 20 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Viti 12 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 11 raste, Suharekë 10 raste, Skenderaj 9 raste, Deçan 7 raste, Prizren 7 raste, Kaçanik 5 raste, Shtime 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kllokot, Malishevë, Novobërdë dhe Shtërpcë.

Back to top button