Lajme

Një ndër kandidatët për Kryeministër është Agim Veliu

Faqja “Dr.Ibrahim Rugova – Na mungon”, ka trumbetuar emrin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, si kryeministër i ardhshëm në qeverinë e re.

Në një postim të kësaj faqe, që mban mijëra pëlqime të aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shkruar se: Një ndër emrat e perfolur për Kryeminister mund të jete edhe Agim Veliu.

Kjo ndodhi pasi që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e bëri të qartê se ai nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re.

Mustafa në adresimin për media, pas takimit të partive me presidentin Thaçi, tha se organet e LDK-së do të mblidhen nesër dhe do të vendosin për emrin që pritet ta udhëheq qeverinë e re.

Isa Mustafa e “përjashton” vetën si kryeministër, tregon se a do të jetë Kujtim Shala në krye të qeverisë!

I pyetur për Kujtim Shalën, si kandidat eventual, Mustafa tha se fillimisht duhet të shohin ambiciet e personave që dëshirojnë t’i prijnë qeverisë së ardhshme dhe që pastaj të hedhet në votim në organet e LDK-së.

Burimi

Back to top button