Lajme

Një person nga konviktet dërgohet me emergjencë në QKUK

E diela që lamë pas tronditi gjithë qytetarët e shtetit tonë. Vdekja e 26 vjeçarit nga Livoçi i Gjilanit ende mbetet mister, derisa hetuesja po kryejnë punën e tyre.

Që nga ajo ditë, situata s’ka qenë aspak e qetë brenda konvikteve të Prishtinës, vend ky ku tash e sa javë është shndërruar në karantinë nga Ministria e Shëndëtësisë për të ardhurit nga jashtë.

Pikërisht në konviktin ku edhe ishte i karantinuar viktima i së dielës, ai numër 7, sot një person tjetër ka pasur shqetësime shëndetësore.

I njëjti dyshohet se ka pasur sulm epileptik dhe është marrë nga ekipet emergjence, ku është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Një dëshmitar i ka thënë Indeksonline, se personi që pësoi sulm, kishte shkuar për shërim jashtë vendit. Ndërsa, kur ka ardhur në Kosovë i ka prezantuar dokumentacionet, por që s’janë marrë parasysh dhe është dërguar në karantinë.

Situatë e tensionuar ka qenë edhe në mbrëmjen e kaluar, ku persona të karantinuar shprehnin indinjatën e tyre në drejtim të policëve për padrëjtësitë që sipas tyre po u bëhet, derisa kërkonin takim me ministrin Vitia./Indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button