Lajme

Një peshk i kushton 1.5 milion franga, shqiptari tregon ëndrrën zvicerane

I apasionuar pas akuakulturës Hamez Gashi këtë të mërkurë në një lidhje për Abcnews ka treguar për pasionin e tij.

Gashi është shprehur se në vend të një pishine në oborrin e shtëpisë së tij ai ka ndërtuar një akuariumin gjigant, ku ka zgjedhur që brenda tij të ketë peshq të veçantë.

“Ky është një pasion si shumë pasione të tjera, Në fillim kisha akuarium të vogël dhe më pas u arrit që unë bëra të mundur ndërtimin e një akuariumi të tillë. Ka 17 vite që unë e kam këtë pasion, kam 31 peshq në akuarium. Ky është një peshk koi japonez, një peshk i butë, nuk është agresiv. Është një peshk i shtrenjtë dhe mirëmbajtja e tij është shumë e shtrenjtë, por secili ka pasionet e tij dikush për makina dhe dikush për piktura etj., unë e kam për peshq. Me raste bëj edhe shitje të tyre”, është shprehur ai.

Peshqit që rrit ai janë shumë të rrallë dhe çmimi u shkon deri në 1.5 milion franga.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në fillim ishte kundërshtuar nga bashkëshortja por pastaj duket se të gjithë janë të apasionuar dhe kujdesen për peshqit.

Source link

Back to top button