Lajme

“Një plak ma kapi dorën dhe nuk ma lëshonte”, tregim emocional nga Albin Kurti

Kryetari i VV-së, Albin Kurti në një nga tubimet që po mban këto ditë nëpër fshatra e qytete të ndryshme të Kosovë, ka treguar një ngjarje që i kishte ndodhur me një plak në Podujevë.

Në rrëfimin e tij, Kurti tha se plaku ia mbante dorën dhe nuk ia lëshonte, derisa filloi edhe të qajë, pasi 8 djemtë që i kishte, ishin jashtë vendit dhe nuk donin të ktheheshin.

Sipas Kurtit, kjo është një gjendje e rënduar e tij, që po e përmbyll kapitullin e jetës së tij, me këtë plagë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button