Lajme

Një profesoreshë në Beograd i dogji të gjitha diplomat dhe certifikatat para kuvendit të Serbisë

Përballë ndërtesës së Kuvendit Popullor, profesoresha dogji të gjitha diplomat e saj të Vukut, diplomat universitare dhe licencat që kishte fituar deri më tani, dhe tha që nuk dëshironte të jetonte në një vend si ky.

Siç deklaroi para gazetarëve dhe atyre të cilët ishin mbledhur para parlamentit, “ajo ishte jashtëzakonisht e turpëruar” për shkak të situatës në vend.

“Kam turp për të gjithë ata që nuk kanë turp për faktin se Ministri i Punëve të Jashtme (Daçiq) është një njeri që nuk di asnjë gjuhë të huaj, ndërsa serbisht flet sikur ta kishte gjuhë të huaj, Ministri i Mbrojtjes (Vullin) është një turp për çdo ushtar të ndershëm serb, kam turp që Kryeministrja e cila u zgjodh për shkak të orientimit seksual, e jo sipas kualifikimeve, dhe Ministri i Financave vazhdon të punojë dhe të udhëheq financat e këtij vendi me një diplomë të falsifikuar të provuar. Dhe shumë gjëra të tjera për të cilat kam turp”, tha ajo.

Ajo u bëri thirrje të gjithë njerëzve “të kuptojnë që janë njerëz”, duke shtuar, se nuk është e rëndësishme kush çfarë diplome ka, por çfarë lloj njerëzish jemi, dhe kjo nuk mësohet në fakultete, por është një shkollë e jetës.

Duke djegur diplomat e saj, ajo tha se arsimi është i zhvlerësuar.

“Kjo është një njohuri e zhvlerësuar për të cilën kërkohen shërbime seksuale në Serbi, dhe një listë e votuesve të sigurt për PPS në mënyrë që profesorët të arrijnë nëpër shkolla… Ky është një gjest simbolik me të cilin e varros besimin tim në këtë vend dhe u bëj thirrje të gjithë njerëzve normalë, qytetarëve të lirë të bashkohemi pavarësisht nga opsionet dhe partitë politike, që t’i japim fund kësaj një herë e përgjithmonë”, ka thënë ajo.

Në komentin e një burri nga grupi i njerëzve të tubuar: “mos i djeg ato, vajzë”, ajo tha se ajo nuk është vajzë, por sipas “statistikave të Vuçiqit – një e re në moshën 36 vjeçe”.

“Tashmë duhet të kisha një jetë të organizuar, jam prind, nënë, punëtor i arsimit dhe nuk jam rinia e Vuçiqit dhe nuk kam nevojë për punë në një sistem të tillë arsimor”, u përgjigj ajo.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button