Lajme

Një tjetër humbje jete nga koronavirusi

Pasditen e kësaj të enjteje ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një 72-vjeçare nga Tirana e cila ishte konfirmuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se e moshuara ishte në gjendje të rëndë në terapi intensive prej disa ditësh.

“Gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në njoftim.

72-vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse si insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizmi.

E moshuara është viktima e 23 nga Covid-19 në Shqipëri. Deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 409 të infektuar në total, ndërsa 165 prej tyre janë shëruar. /tvklan.al

Burimi

Back to top button