Lajme

Njeriu i afërt i Albin Kurtit jep alarmin: Gjërat në Kosovë po shkojnë si mos më keq – ja fajtori kryesor


Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera, ka paralajmëruar se në Kosovë gjërat po shkojnë si mos më keq.

Sipas zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje krejt kjo po vije për shkak të paaftësive të politikëbërësve në Kosovë.

Ja shkrimi i tij:


Ajet Potera
Gjërat në Kosovë po shkojnë si mos më keq! Kryesisht nga paaftësitë e qeverive. Nga paaftësitë e politikëbërësve!

E di që janë të ndërlidhura, por a ka mundësi ndokush të përmendet vetëm një institucion shtetëror në Republikën e Kosovës; që ka rend, rregull, disiplinë, pastërti, respektim të orarit, respektim të ligjit, rregulloreve, procedurave, ka etikë e sjellje profesionale, performancë, meritokraci në avansim, vlersimin e drejtë vjetor të personelit, realizimi të planit vjetor, realizimi të objektivave, realizimi të buxhetit vjetor dhe mos keqpërdorimit të tij.

Të mos flasim për kreativitet dhe inovacion, motivim e vullnet, mundësi të barabarta punësimi, hapësirë për rininë, vajzat, gratë dhe personat me aftësitë veçanta. Për ruajtjen e inventarit, teknologjisë Informative, pasurisë së institucionit.

Një të vetmen ju lutem! A janë qytetarë të këtij vendi ata që punojnë, kush punon aty? A të gjithë janë të punësuar nga Lista Serbe?


Back to top button