Lajme

Nora Istrefi thekson fizikun e përsosur në kostumin e ngushtë

Nora Istrefi lë pa fjalë edhe me paraqitjen e fundit.

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi vazhdon të marrë vëmendje me fotografitë atraktive, shkruan lajmi.net.

Së fundi, aktorja publikoi disa imazhe tejet joshëse, ku shfaqet e veshur me një kostum të zi e të ngushtë, në të cilin thekson format trupore.

Edhe këtë herë, ajo dëshmoi se nuk ka konkurrencë në këtë drejtim dhe nuk munguan komplimentet nga ana e fansave.

Sa i përket projekteve muzikore, “Dy zemra” mbetet kënga e fundit nga Nora Istrefi në bashkëpunim me Butrint Imerin.

Kënga në fjalë është pritur mirë nga publiku dhe ka marrë afro tetë milionë klikime në YouTube.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button