Magazina

Nuk duan të ja dinë për kamerat brenda shtëpis, publikohen momente intime në shtrat te Dagz dhe Einxhel

Dyshja po e kalojnë shumë mirë me njëri-tjetrin brenda shtëpisë.

Dj Dagz dhe Einxhel, janë çifti i dytë i krijuar brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri.

Ata krahas qëndrimit së bashku në shtëpi po kalojnë kohë edhe në suitë teksa së fundmi janë publikuar disa video ku shihen së bashku në shtrat.

Ndërkohë, Dagz i dhuron puthje dhe përqafime partneres së tij.

Kujtojmë se, mbrëmë Einxhel ishte e eleminuara e radhës nga shtëpia, megjithatë asaj iu mundësua rikthimi me biletë kthyese, ku tashmë Einxhel mund ta vazhdojë lojën po ashtu edhe lidhjen me Dagz.

Ndryshe, të nominuarit e radhës për të premten janë Iliri, Arbri dhe Eltioni. /Lajmi.net/

Publikohen pamje të reja nga momentet intime te Dagz dhe Einxhel

Dyshja e Big Brother po kalojnë momente romantike së bashku.

Edhe pse të nominuar, Einxhel dhe Dagz nuk po e mendojnë shumë eliminimin.

Ata kanë zgjedhur të kalojnë kohën së bashku në përqafimin e njëri-tjetrit duke mos i kursyer edhe puthjet.

Së fundmi, Einxhel dhe Dagz kanë fjetur sërish bashkë në suitë teksa edhe mëngjesi i ka zënë aty duke u përqafuar.

Ndryshe, të dy banorët bashkë me Ilirin janë të nominuar dhe nuk dihet se kush do ta lërë sonte shtëpinë.

Kujtojmë se, javën e kaluar u eliminua, Meridian Ramçaj i cili më pas vijoj me deklarata interesante rreth banorëve, gjithashtu edhe spektaklit./Lajmi.net/

A po planifikojnë Dagz dhe Einxhel fëmijën e tyre të parë?

Dagz dhe Einxhel po shijojnë romancën e tyre të dashurisë.

Dj kosovar ishte ai i cili i pari ka shfaqur pëlqimin për gazetaren nga Shqipëria, Einxhel Shkira.

Ndonëse janë goxha të ndryshëm sa i përket personalitetit, por dyshja po duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Pas shumë përpjekjeve të Dj Dagz për ta bërë për vete vajzën më të ashpër aty brenda, më në fund ia doli.

Gjërat mes tyre kanë filluar të thellohen aq sa shpesh edhe po planifikojnë të ardhmen së bashku.

Së fundmi është Dagz i cili ka pyetur Einxhel se a do bënte një fëmijë me të teksa ajo u përgjigj shkurtimisht duke nënkuptuar se po, por se si do shkojnë gjërat pas datës 18 shkurt mbetet për tu parë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button