Lajme

Nuk është në Zvicër, ky fshat i mrekullueshëm ndodhet në Kosovë

Zvicra njihet për fshatrat me pamje mahnitëse për nga natyra. Pozita e mirë e saj gjeografike bën që Zvicra të ketë fshatrat ndër më të bukurat në botë.

Mirëpo, jo vetëm Zvicra njihet për bukuritë natyrore, shumë prapa nuk mbetet as Kosova.

Një fshat malor në komunën e Gjilanit, të ndanë frymën për nga bukuria dhe ajri i pastër.

Banorët e Mireshit apo Dobërçanit në komunën e Gjilanit kanë postuar fotografi nga pamja e mrekullushme që fshati ka marrë në stinën e pranverës.

Fshati Dobërçan konsiderohet si fshati më i pastër në Kosovë. Pjesa dërmuese e banorëve të tij jetojnë jashtë vendit por ata janë organizuar dhe përveç që kanë realizuar shumë projekte kanë bërë që fshati i tyre të jetë shembull i rregullit dhe pastërtisë.

Fotografitë janë publikuar nga Leunora Kastrati-Kiqmezi.

Back to top button