Lajme

Oficeri i policisë ekzekuton me 4 plumba shokun e tij të ngushtë

Një shpërndarës picash është dyshohet se u vra nga një oficer i Departamentit të Policisë së New York (NYPD), në fillim të kësaj jave.

25-vjeçari Christopher Curro u qëllua me armë zjarri dy herë në kokë dhe dy herë në qafë, duke mbetur i vdekur në vend në Famringdale, New York, të martën në mbrëmje.

Të premten, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit njoftoi se ka marrë përsipër hetimin e ngjarjes së rëndë, që është një procedurë standarde sa herë që një civil i paarmatosur vritet nga një oficer policie.

Njerka e të ndjerit, Ellen Curro, u tha mediave lokale se Christofer dhe autori i dyshuar u rritën bashkë dhe se ishin shokë të ngushtë.

Autori i dyshuar i vrasjes është 26-vjeçari, Errick Allen, i cili nuk kishte shumë kohë që ishte bërë pjesë e NYPD, dhe ishte caktuar në një prefekturë në Queens.

Sipas njerkës, 25-vjeçari u qëllua pesë herë; dy herë në kokë, dy herë në qafë dhe një herë në shpatull.

Ende janë të paqarta arsyet që shkaktuan mosmarrëveshjen midis dy miqve të ngushtë, ndërkohë që policia pretendon se Allen hapi zjarr ndaj 25-vjeçarit, pasi ai po përpiqej të lëndonte dikë.

Një fqinj i cili jeton afër vendit të ngjarjes deklaroi për New York Daily News se konflikti midis dy të rinjve ishte ndezur për shkak të një gruaje, por Allen e ka mohuar një gjë të tillë.

Njerka e quajti vrasjen e Curro si një ‘ekzekutim’, duke shtuar se pasi qëlloi për vdekje 25-vjeçarin, Allen u largua nga vendi i ngjarjes për të shkuar në shtëpinë e babait të tij, duke e lënë trupin e pajetë të shokut të tij të fëmijërisë në mes të rrugës.

Ajo tregoi se babai i Curro, sapo kishte humbur nënën e tij nga koronavirusi, ndërsa tashmë dhimbja e tij bëhet akoma më e madhe, pasi as djali i tij nuk jeton më.

Policia u njoftua nga një kalimtar i rastit, ndërsa Allen është pezulluar nga puna dhe ndaj tij po vijojnë hetimet.

Back to top button