Olsa Muhameti thumboi përmes rrjeteve sociale të gjithë vajzat e “Përputhen”

Olsa Muhameti, autorja e programit “Përputhen”, së fundmi ka zhvilluar një intervistë me përcjellesit e saj në Instagram.
Ata pyeten Olsën “A i përcakton Olsa Muahmeti takimet duke i detyruar konkurrentët të dalin me njëri-tjetrin”.
Ndërsa autorja nuk humbi kohë dhe u përgjigj:
“Seriozisht ka akoma njerëz që mendojnë se unë detyroj konkurrentët, dhe çfarë fjalësh u bëj nuk e imagjinon dot, pale kur i detyroj të bëjnë si të dashuruar.
Apo kur i detyroj t’u shkëlqejnë sytë se pëlqejnë njëri-tjetrin.
Apo kur largohen me makinë bashkë”.
Ndërsa dikush tjetër e ka pyetur nëse mendon se vajzat vijnë në program për famë dhe ajo i ka habitur të gjithë me përgjigjen e saj.
“Ndonjëherë? Ky është dyshimi, që sa vjen dhe bëhet më prezent në këtë program”, thotë ajo./Kosovarja/