Lajme

Organizojnë dasmë në Stubëll, fshatin ku për herë të parë shpërtheu koronavirusi, intervenon policia

Një person është arrestuar ndërsa shtatë të tjerë janë ftuar nga policia që të paraqiten në stacion policor dy netë më parë.

Kjo për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë marrë pjesë në një aheng familjar në fshatin Stubëll të Komunës së Vitisë.

KALLXO.com mëson se të njëjtit ishin mbledhur në një lokal në një aheng familjar. Policia ishte informuar për këtë ngjarje ndërsa ka arrestuar një person dhe shtatë të tjerët i ka ftuar për intervistim.

Arrestimi dhe thirrjet janë bërë për shkak se të dyshuarit, kishin shkelur masat e vendosura në lidhje me parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Në vendimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se ndalohen të gjitha aktivitetet ku mund të ketë grumbull të personave të cilët mund të jenë rrezik për të përhapur pandeminë COVID-19.I arrestuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa personat e tjerë janë duke u hetuar.

Burimi

Back to top button