Lajme

Osmani godet Agim Veliun: S’do duhej të ishe ministër

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur për herë të parë rreth rrëzimit të qeverisë dhe marrëdhëniet e saj me kolegët e saj në parti.

Ajo ka goditur nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun, duke thënë se ai nuk do duhej të ishte ministër në një qeveri në të cilën nuk e beson.

“Unë mendoj që nuk do duhej ministër Agim veliu në një qeveri që nuk e beson, siç e ka thënë edhe ai vet”, theksoi Osmani në KTV.

Osmani theksoi se Veliu nuk do duhej të hynte në qeveri dhe ta minonte atë nga brenda.

“Si parim do duhej të vlente për të gjithë, në qoftë se nuk beson në një qeveri, nuk duhet të hysh që ta minosh nga brenda. Për mua nuk janë të pranueshme këto veprime për të cilat LDK nuk ka qenë e njohur për veprime të tilla. Aq më pak që në mëngjes ta votosh një program e në mbrëmje ta kundërshtosh atë program që e ke quar dorën”, ka thënë Osmani.

Ajo tha se Veliu nuk ka dashur të dalë dhe të matet në vota në zgjedhjet parlamentare. /Insajderi.com

Burimi

Back to top button