Lajme

OVL UÇK reagon ndaj këshilltarit të Kurtit: Fjalët e këtij maskarai, s’dallojnë nga ato të Millosheviqit e Sheshelit

Organizata e veteranëve të dalur nga lufta i kanë reaguar ashpër Shkelzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot tha se UÇK ka kryer krime ndaj serbëve.

Në një reagim të tyre kanë kërkuar nga Albin Kurti dhe Rexhep Selimi, të distancohen nga deklarimet e Gashit.

Reagimi i plotë:

Familjarë të Dëshmorëve, bashkëluftetarë dhe qytetarë të nderuar Këshilltari i Albin Kurtit, tregon hapur politikën e kësaj qeverie dhe qëndrimin e saj ndaj agresorëve të cilët na mbajtën me dekada të okupuar, na vranë e masakruan; e gjithashtu tregon qasjen që ndjek ndaj çlirimitarëve.

Albin Kurti, Rexhep Selimi dhe VV-ja urgjentisht duhet të distancohen nga kjo fundërrinë jugosllave, përndryshe edhe ju do të llogariteni si të tillë dhe do të ballafaqoheni me zemërimin e popullit.

Fjalët e këtij maskarai, nuk dallojnë nga ato të Millosheviqit e Sheshelit. Si ka guxim ta vej në mëdyshje misionin e shenjtë të famëmadhes Ushtri Çlirimtare e Kosovës, një kolaboracionist i tillë.

Lufta Çlirimtare ka qenë e pastër si loti. Themelet e këtij shteti janë mbi gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit

Burimi

Back to top button