Lajme

Pacolli: Prapë më kërcënoi Xhelali me arrestim nëse shkoj në Parlament

Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se Xhelal Sveçla e ka kërcënuar me arrestim nëse shkon në Kuvendin e Kosovës.

Pacolli ka shkruar në Twitter se kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989 kur është suprimuar dhunshëm autonomia e Kosovës në ish-Jugosllavi.

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme më ka këcënuar me arrestim nëse shkoj në Kuvend për të ushtruar detyrën time si deputet. Kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989. Qeveria është përgjegjëse para Parlamentit, jo deputetët ndaj qeverisë. Demokracia duhet të triumfojë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

U.d. i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se deputeti Pacolli do të ndalohej e ndoshta edhe do të arrestohej, në rast se do të kthehej ilegalisht në Kosovë nga Tirana.

Sveçla ngul këmbë se Pacolli duhet të respektojë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Ndër këto masa është edhe vetizolimi i tij, meqë erdhi nga jashtë. Po ashtu tha se Pacolli do të ndalohej nëse të shtunë do të t’ia mësynte Kuvendit, ku pritej të mbahej seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti.

Ai do të qëndrojë në vetizolim, në momentin që ai potencialisht thyen izolimin, normalisht ka masa edhe për këtë veprim. Me dijen time, nëse thyhet izolimi ka masa tjera, nuk shkohet direkt në arrestim, ka gjobë mandatore, kthehet në vetizolim apo dërgohet në karantim”, tha Sveçla, duke pohuar se nuk do të lejohej të shkonte në parlament.

Burimi

Back to top button