Lajme

‘Pajtohen’ Hykmete Bajrami e Albin Kurti: Dalin bashkë në terren

Pak ditë pas përplasjes së tyre që patën në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Hikmete Bajrami, nesër do të paraqiten në një aktivitet së bashku.

Kjo u bë e ditur nga Qeveria përmes një komunikate për media, ku u njoftua se Kurti i shoqëruar nga ministrja Bajrami dhe asjo e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, si dhe zv.ministri i Financave, Ilir Aliu, do të jenë pjesë e inaugurimit të Parkut për Inovacion dhe Trajtim në Prizren.

“Të martën, më 19.05.2020, duke filluar nga ora 09:00, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari si dhe zv.ministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu do të marrin pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren”, thuhet në njoftim.

Back to top button