Lajme

Pak pas emërimit, drejtori i Inteligjencës Amerikane surprizon shqiptarin

Një shqiptar nga Kosova, i cili jeton në Dallas, Texas ka përjetuar një moment tepër emocionues. Ismet Smajli është vizituar në lokalin e tij nga John Ratcliffe, drejtori më i ri i Inteligjencës Amerikane, vetëm pak minuta pasi u votua me 49 vota pro nga Senati. Ka qenë vetë ai që e ka bërë të ditur këtë takim duke postuar gjithashtu një fotografi me të në rrjetin social “Facebook”.

“Kjo ishte një surprizë e veçantë për mua dhe Edmondin, menjëherë pas votimit. John dhe bashkëshortja Michelle erdhën në lokalin tonë për një përshëndetje të shkurtër. Nuk mund ta përshkruaj gëzimin, nuk ia kisha idenë se ai ishte në shtëpinë e tij këtu afër, dhe më tha se kishte dëshirë që unë të isha njeriu i parë që do të takonte. I thashë se prisja që ai të ishte në Uashington dhe se kjo ishte një surprizë e veçantë. Më falenderoi për miqësinë”, shkruan krahas fotos Ismet Smajli.

Por nuk bëhet fjalë për një miqësi të vonë. Smajli pohoi për një televizion kosovar se miqësia e tij me ish-kongresmenin ka filluar në vitin 1995, kur ai u zhvendos së bashku me bizneset në Dallas, dhe kur Ratcliffe ishte avokat. Megjithatë, Smajli është emocionuar nga gjesti dhe fjalët e ish-kongresmenit pas emërimit si drejtor i ri i Inteligjencës Amerikane, dhe nuk ka ngurruar ta shfaqë./per me shum shiko me posht.

Back to top button