Lajme

Pamje: djali që s’u dorëzuar ndaj dy femrave kriminele

Udhërrëfyesi 31-vjeçar Daniel Mascarenas da Silva ishte viktimë e një vrasjeje brutale nga dy gra në Brazil me një kamera sigurie që regjistroi momentin e sulmit ndaj tij.

Siç shihet në video, dy femrat e arrestuara i janë afruar ciceronit 31-vjeçar kur ai po kthehej nga puna në orët e para të së mërkurës.

Dy femrat e kanë kërcënuar me armë për t’i dorëzuar çantën, ku fillimisht 31-vjeçari iu nënshtrua kërcënimeve të tyre.

Pak sekonda më vonë, 31-vjeçari, megjithatë, ka reaguar, duke u përplasur me to, gjatë së cilës është goditur vazhdimisht me thikë, nga e cila ka mbetur i plagosur për vdekje.

 

Sipas mediave braziliane, 31-vjeçari u gjet i vdekur pak pas orës 02:00 jashtë një spitali ku u përpoq të shkonte pasi ishte plagosur rëndë.

Sipas të njëjtave burime, 31-vjeçari është goditur me thikë për vdekje nga gruaja bionde e cila së bashku me bashkëpunëtoren e saj janë larguar nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Pas një mobilizimi të madh të policisë, dy femrat u arrestuan dhe u akuzuan për vrasjen e 31-vjeçarit fatkeq. /tesheshi.com/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button