Lajme

Pamje, i arratisuri nga Burgu i Dubravës duke tentuar vjedhjen e një veture

Halil Tërstena ka arritur që të premtën në mbrëmje të arratiset nga Burgu i Dubravës. Pas arratisjes, Tërstena që po vuante edhe një vit burg, ka tentuar vjedhjen e një makine.

Rreth orëve të para të mëngjesit të së shtunës, saktësisht në orën 07-15 të mëngjesit, i arratisuri ka tentuar vjedhjen e veturës në fshatin Zallq.

Vetura e cila ishte pronë e G.Sh (emër i njohur për redaksinë), nuk ishte në gjendje teknike të mirë dhe plani i Tërstenës dështoi.

Në video-inçizimet e siguruar nga Indeksonline, shihet se si i arratisuri futet në veturë, por e cila nuk i ishte ndezur.

Video: Dështimi i të arratisurit nga Burgu i Dubravës në vjedhjen e një veture

Halil Tërstena ka arritur që të premtën në mbrëmje të arratiset nga Burgu i Dubravës. Pas arratisjes, Tërstena që po vuante edhe një vit burg, ka tentuar vjedhjen e një makine.

Rreth orëve të para të mëngjesit të së shtunës, saktësisht në orën 07-15 të mëngjesit, i arratisuri ka tentuar vjedhjen e veturës në fshatin Zallq.

Vetura e cila ishte pronë e G.Sh (emër i njohur për redaksinë), nuk ishte në gjendje teknike të mirë dhe plani i Tërstenës dështoi.

Në video-inçizimet e siguruar nga Indeksonline, shihet se si i arratisuri futet në veturë, por e cila nuk i ishte ndezur.

Ai tentoi që veturën ta lëshojë në teposhtëze për ta ndezur, por që edhe ky plan i dështoi.

Pas kësaj, Halil Tërstena mori rrugët e fshatrave përreth duke u bërë i dyshimtë tek banorët, të cilët edhe njoftuan policinë.

Rreth orës 13:00 të së shtunës, policia ka arritur të arrestojë Halil Tërstenën.

I njëjti është dërguar në Dubravë ku tani është ngarkuar edhe me një vepër tjetër penale.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button