Lajme

Pamje të tmerrshme nga spitalet perëndimore

Pamje të rënda janë publikuar nga spitalet e vendeve evropiane që kanë numër të lartë të vdekjeve nga virusi Covid – 19, brenda ditës.

Në një video që është postuar në rrjetet sociale, shihet se një spital nuk ka vend as ku të vendosën trupat e pajetë. Ata shihen të mbuluara me najlon nëpër dyshemetë e spitalit.

Mediat e huaja gjatë javës kanë raportuar se numri i madh i vdekjeve ka kaluar limitet e spitaleve, e në disa vende si Britania e Madhe, Nju Jorku, nuk kanë hapësirë as në morgët e qyteteve.

Ndërkaq në Ekuador, siç raportoi CNN në fillim të kësaj jave, trupat e të infektuarve që vdiqën nga koronavirusi, kanë mbetur rrugëve, pa u varrosur.

Burimi

Back to top button