Lajme

Pamjet e aksidentit në Veternik, ku vetura goditi pesë persona




Më datën 27 shtator një aksident trafiku kishte ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në Veternik, ku një veturë kishte goditur pesë këmbësorë, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas kanë pranuar tretman mjekësor.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e këtij aksidenti të rëndë, të kapura nga kamerat e sigurisë ku shihet momenti kur vetura godet këmbësorët.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me datën 27 shtator 2021, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan (Veternik). Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe pesë këmbësorë. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button