Lajme

Pamjet të tmerrshme/ Familjarët presin të varrosin viktimat e koronavirusit, trupat e tyre tërhiqen rrugëve

Një javë më parë u shfaqën pamjet sesi trupat e viktimave të Covid 19, ishin lënë rrugëve në Ekuador.

Tashmë, familjarët e këtyre viktimave i janë drejtuar autoriteteve për të marrë trupat e tyre dhe për t’u kryer ceremoninë mortore.

Por, koronavirus ka krijuar një krizë të madhe në Ekuador përsa i përket menaxhimit të viktimave.Me mbushjen e morgjeve me trupa, rreth 300 viktima janë lënë rrugëve. Shumë familjarë madje kanë mbajtur për ditë të tëra të afërmit e tyre të vdekur nëpër oborret e shtëpisë, pasi nuk ka patur agjensi funerale të lirë për t’i përcjellë në banesën e fundit.

Pamjet e tmerrshme nga Ekuadori, tregojnë jo vetëm kaq, por edhe sesi disa persona, tërheqin përgjatë rrugës trupat e viktimave. Përtej krizës në menaxhimin e viktimave, gjeste të tilla ç’njerëzore kanë shqetësuar tejmase qytetarët. Viktimat që po degradohen rrugëve nga këta njerëz, mund të jenë të afërmit e personave që presin të rimarrin trupat e tyre dhe kjo është vërtetë shqetësuese.

Burimi

Back to top button