Lajme

Pandemia sjell marrëveshjen për uljen më të madhe në histori të prodhimit të naftës

OPEC dhe aleatët e udhëhequr nga Rusia ranë dakord për të ulur prodhimin e naftës me një shumë rekord, që përfaqëson rreth 10% të furnizimit global për të mbështetur çmimet e naftës në mes të pandemisë së koronavirusit. Shkurtimet mund të arrijnë deri në 20%.

Masat për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit kanë shkatërruar kërkesën për karburant dhe kanë ndryshuar çmimet e naftës, duke tensionuar buxhetet e prodhuesve të naftës.

Grupi OPEC +, tha se kishte pranuar të zvogëlonte prodhimin me 9.7 milion fuçi në ditë (bpd) për maj-qershor, pas katër ditësh bisedimesh maratonë dhe pas presionit nga SH.B.A.

Kjo është ulja më e madhe e prodhimit të naftës ndonjëherë, duke tejkaluar katër herë uljet e aprovuara gjatë krizës financiare të vitit 2008.Vendet do të vazhdojnë të ulin gradualisht prodhimin për dy vjet deri në prill 2022.

Trump shkruajti në Twitter:

Është bërë marrëveshja e madhe e naftës me OPEC +. Kjo do të shpëtojë qindra mijëra punë energjetike në Shtetet e Bashkuara. Falenderoj presidentin rus Vladimir Putin dhe mbretin saudit Salman që nxitën marrëveshjen.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Burimi

Back to top button