Lajme

Panduri i reagon ashpër Haki Abazit: Pse nuk bëtë të paktën një veprim që tregonte kapjen?

Moderatori Ermal Panduri ka pyetur ish-zëvendëskryeministrin, Haki Abazi, pse sa ishin në pushtet, nuk vërtetuan kapjen e shtetit për të cilën akuzonin më herët.

Në Debat Plus Panduri i është drejtuar Abazit lidhur me deklaratat e tyre të mëhershme për kapje të shtetit.

”A nuk mundët me bo të paktën një veprim që deklarojnë kapjen në të vërtetë. Në momentin që secili institucion nuk po vepron në atë që juve iu shkon për shtati, po thoni se është i kapur”, ka thënë Panduri.

Ndaj kësaj shkurt është përgjigjur Abazi, i ciliak thënë se nuk mund të interferojnë me drejtësinë.

“Ne nuk mundemi me interferu me drejtësinë. Ne detyrat tona i kemi përfundu, kemi prezantu fakte e dokumentacione”, tha ai

Burimi

Back to top button